TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2025, 16:41

U dënuan me rënien nga kategoria për shkak të problemeve financiare, Lioni apelon vendimin

Shkruar nga Pamfleti

U dënuan me rënien nga kategoria për shkak të problemeve

Olimpiku i Lionit nuk ka “qendruar duarkryq”, pas vendimit të marrë për zbritjen nga kategoria. Klubi francez ka reaguar menjëherë dhe e ka konsideruar vendimin si të pa mbështetur në fakte, ndërsa ka theksuar se ka bërë maksimumin për të rregulluar balancat ekonomike.

Falë kontributeve në kapital nga aksionarët tanë dhe shitjes së aksioneve të klubit anglez, Kristal Palas, fondi i parave të gatshme është përmirësuar ndjeshëm dhe kemi burime më shumë se të mjaftueshme për sezonin 2025-2026.

Me fonde të provuara dhe sukses sportiv që na kanë siguruar një vend në garat evropiane për dy vjet me radhë, sinqerisht nuk e kuptojmë se si një vendim administrativ mund ta kishte rrëzuar një klub kaq të madh francez.

Do të apelojmë për të demonstruar aftësinë tonë për të siguruar burimet e nevojshme financiare për të siguruar praninë e vazhdueshme të Lionit në Ligën 1”, thuhet në reagimin e klubit francez.

 

olimpik lion skuadra franceze

Lini një Përgjigje