TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2025, 16:20

Ylber Ramadani tundohet nga oferta arabe, dy skuadra të Serisë A vihen pas Enea Mihajt

Shkruar nga Pamfleti

Ylber Ramadani tundohet nga oferta arabe, dy skuadra të Serisë A vihen

Ylber Ramadani kërkohet nga Al-Ain në Emiratet e Bashkuara Arabe. Mesfushori i Kombëtares nuk është bindur nga oferta, siç tregojnë në Itali, për shkak se më pas do të diskutohej vendi i tij në përfaqësuesen kuqezi.

“Pianetalecce” tregon se Al-Ain është i gatshëm të ofrojë 1 milionë e 200 mijë euro pagë për Ramadanin. Në anën tjetër duhet të plotësojë edhe kërkesat e Leçes, klub me të cilin 29-vjeçari ka dhe një sezon kontratë.

Ramadani nuk ka kaluar sezon të mirë, pasi ka humbur vendin e titullarit te Leçe. Klubi italian ia doli të sigurojë mbijetesën në Serinë A, ndërsa përmes shitjes së Ramadanit do të fitonte të ardhura të konsiderueshme.

Shifrat e përfolura shkojnë deri në 10 milionë euro. Al-Ain kërkon të ketë një skuadër sa më konkurruese për të ardhmen dhe gjithçka mbetet e hapur për transferimin e Ramadanit.

Nga Italia, 'Sky News' bën me dije se Enea Mihaj është në mëdyshje mes Veronës dhe Kremonezes, skuadra të Serisë A që kërkojnë shërbimet e 26-vjeçarit.

Verona dhe Kremoneze kanë treguar interes për Enea Mihajn, mbrojtësin e qendrës të lindur në vitin 1998, i cili aktualisht luan për Famalikaon, klub që militon në Primeira Ligën Portugeze, Divizionin e Parë të kampionatit portugez. Kontrata e mbrojtësit të Kombëtares skadon shumë shpejt dhe ai do jetë i lirë për të zgjedhur.

Sezonin e kaluar ai luajti 29 ndeshje zyrtare me Famalikaon, shpesh duke mbajtur shiritin e kapitenit, një dëshmi e rolit të tij qendror në dhomat e zhveshjes dhe respektit që ka fituar në klub.

ylber ramadani al ain enea mihaj verona kremoneze

Lini një Përgjigje