TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2025, 21:17

Tronditet futbolli francez, problemet me financat dërgojnë skuadrën historike në Ligën 2

Shkruar nga Pamfleti

Tronditet futbolli francez, problemet me financat dërgojnë

Lioni është dënuar me rënie nga kategoria. Ky lajm trondit futbollin francez, pasi bëhet fjalë për një klub historik.

Sot u mor vendimi, që Lioni duhet të luajë në Ligën 2 për shkak të problemeve me financat. Klubi kishte sot seancën për të bindur mbikëqyrësit financiarë të futbollit francez, por nuk ia doli me sukses.

Vendimi për t’i hedhur nga kategoria ishte paralajmëruar nëntorin e kaluar. Klubi megjithatë ka mundësinë për të apeluar vendimin. Në këtë mënyrë mbetet për t’u parë cila do të jetë rruga ligjore që do të ndiqet.

Lioni e mbylli kampionatin në vendin e gjashtë. Kështu qëndron si një nga përfaqësuesit e ardhshëm të Francës për Ligën e Europës.

lion skuadra franceze

Lini një Përgjigje