TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2025, 20:23

Presidenti i FIFA-s e thotë me bindje: Futbolli do të bëhet sporti më popullor në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i FIFA-s e thotë me bindje: Futbolli do të bëhet

Interesi i vogël i shfaqur karshi ndeshjeve të Kupës së Botës për Klube në SHBA nuk ka dekurajuar presidentin e FIFA-s. Xhani Infantino mendon se futbolli shumë shpejt do të jetë disiplina më populllore përtej oqeanit.

Në tre, katër vite ose maksimumi pesë vite futbolli do të jetë sporti më i praktikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha 55-vjeçari. Pas skepticizmit të treguar nga gazetarët, Infantino dha edhe arsyen e bindjes që kishte.

Prania ime këtu, më bën që të jem i bindur se brenda pak vitesh futbolli do të jetë sporti më popullor në SHBA”, tha zvicerani duke lënë mënjanë modestinë.

 

xhani infantino presidneti i fifa

Lini një Përgjigje