TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2025, 19:06

Vllaznia turpërohet në miqësore, sllovenët mposhtin me “manita” shkodranët

Shkruar nga Pamfleti

Vllaznia turpërohet në miqësore, sllovenët mposhtin me

Vllaznia u përball sot me Koper në miqësore. Ndeshja që nisi në 17:15 u luajt në Slloveni dhe kuqeblutë u mposhtën me rezultatin 5-3.

Skuadra e Edi Martinit zhbllokoi e para sfidën me supergolin e Kuros. Gjatë ndeshjes Dodaj dhe Gruda shënuan po ashtu për Vllazninë.

Ky i fundit ia doli me penallti. Në anën tjetër Koper shënoi pesë herë ku disa herë gjetën hapësira në mbrojtjen e skuadrës së Martinit.

Ky takim miqësor me sllovenët ishte i pari në Slloveni, ndërsa zhvillohet faza përgatitore.

 

vllaznia koper ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje