Sot do të duhej të shënonte një vit në krye të sektorit sportiv të Milanit, por të hënën Igli Tare, së bashku me drejtuesit sportivë dhe teknikë të klubit, u shkarkua nga pronarët kuqezi.
Këtë të martë, Tare është parë në ambientet e “Casa Milan”, teksa merrte sendet e tij personale nga zyra. Vëmendje ka tërhequr edhe një fanellë e Milanit e vendosur në xham, të cilën shqiptari e mori me vete, çka lë të kuptohet se e kishte mbajtur në zyrën e tij.
Pas largimit, Tare dha edhe reagimin e parë publik. “Gjithmonë i kam bërë të gjitha këto me sakrifica të mëdha”, citohet të ketë thënë ai nga “Milanpress.it”.
Igli Tare nuk e ka fshehur asnjëherë se ka qenë tifoz i Milanit që prej fëmijërisë së tij.
Igli Tare a définitivement quitté Casa Milan après avoir récupéré ses affaires : « J'ai toujours fait ça avec un grand sacrifice. »
— AC Milan - FR (en dépression) (@AC_MilanFR) May 26, 2026
On lui souhaite beaucoup de courage pour l'avenir avec un vrai projet pour le soutenir.
[@MilanPress_it] pic.twitter.com/pazXa2rNKx
Lini një Përgjigje