Sezoni i Serie A u mbyll me emocione dhe përmbysje të mëdha në javën e fundit, ku vëmendja kryesore u përqendrua te gara për zonën Champions dhe lufta për mbijetesë. Ndër historitë më të mëdha të këtij edicioni ishte arritja historike e Como-s, që siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ndërsa Milani pësoi një goditje të rëndë duke mbetur jashtë top-4 pas humbjes dramatike ndaj Cagliarit.
Como vulosi një sezon të jashtëzakonshëm me fitoren bindëse 4-1 në transfertë ndaj Cremoneses. Skuadra e sapongjitur në elitë e mbylli kampionatin në vendin e katërt me 71 pikë, po aq sa Juventusi, por me avantazh në kriteret ndarëse. Klubi lombard ishte surpriza absolute e sezonit, duke kaluar nga objektivi për mbijetesë në një kualifikim historik për në Champions League.
Në anën tjetër, Milani përjetoi zhgënjimin më të madh të javës së fundit. Kuqezinjtë humbën 2-1 në “San Siro” ndaj Cagliarit dhe zbritën në vendin e gjashtë me 70 pikë, duke mbetur jashtë zonës Champions vetëm në raundin përmbyllës. Humbja rezultoi fatale për një skuadër që për pjesën më të madhe të sezonit kishte qenë në garë për vendet e para.
Interi e mbylli sezonin si kampion me 87 pikë, ndërsa Napoli siguroi vendin e dytë pas fitores minimale 1-0 ndaj Udineses. Roma përfundoi e treta me 73 pikë pas suksesit 2-0 ndaj Veronës.
Juventusi siguroi gjithashtu një vend në Europa league falë fitores ndaj Torinos në derbin e qytetit, duke përfunduar me 71 pikë, po aq sa Como.
Në fundin e tabelës, Cremonese, Verona dhe Pisa ranë zyrtarisht nga Serie A. Verona nuk arriti të shmangte rënien pas humbjes ndaj Romës, ndërsa Pisa mbylli një sezon të vështirë në vendin e fundit me vetëm 18 pikë. Cremonese, pavarësisht përpjekjeve në javët e fundit, nuk mundi të shmangte rikthimin në Serie B.
Rezultatet e javës së fundit:
Parma – Sassuolo 1-0
Napoli – Udinese 1-0
Milan – Cagliari 1-2
Cremonese – Como 1-4
Lecce – Genoa 1-0
Torino – Juventus 0-1
Verona – Roma 0-2
Torino-Juventus perfundoi ne barazim 2-2