Michael Olise po heq dorë vullnetarisht nga miliona euro, pasi ylli i Bayern Munich nuk ka kontratë me asnjë sponsor këpucësh.
Kushdo që i ka parë me kujdes këpucët e Olises gjatë ndeshjeve, mund ta ketë vënë re se ai nuk është i lidhur me një markë të vetme sportive.
“Ai nuk ka kontratë. Nuk është fare i interesuar për këtë”, ka thënë një mik i afërt i lojtarit për L’Equipe.
Për një futbollist të nivelit të tij, kjo është diçka shumë e pazakontë. Megjithatë, për Olisen, liria për të zgjedhur vetë këpucët që vesh në ditën e ndeshjes është më e rëndësishme se paratë.
Sipas të njëjtit burim, bashkëlojtari i tij te Bayerni, Jamal Musiala, përfiton rreth gjashtë milionë euro në vit nga kontrata me Nike. Olise, ndërkohë, është i gatshëm t’i lërë këto miliona mënjanë për të ruajtur lirinë e zgjedhjes.
Bayerni paralajmëron Mourinhon për Olisen
Ndërkohë Jose Mourinho ka nxitur spekulime të reja në merkato, pasi u pa në Berlin për finalen e Kupës së Gjermanisë mes Bayern Munichut dhe Stuttgartit.
Sipas Sky Sports, trajneri portugez, i cili pritet të marrë drejtimin e Real Madridit, ishte i pranishëm në “Olympiastadion” për ta ndjekur nga afër yllin e Bayernit, Michael Olise.
Mourinho u pa duke dalë nga hoteli “Adlon Kempinski”, i veshur në mënyrë të thjeshtë dhe me kapelë blu, ndërsa më pas u drejtua drejt stadiumit. Ai shoqërohej nga Hendrik Schauerte i agjencisë Gestifute, e cila drejtohet nga Jorge Mendes.
Lini një Përgjigje