TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Maj 2026, 22:40

Sherri në fundin e ndeshjes Vllaznia-Egnatia, shikoni momentin kur Gurishta godet me grusht Albano Aleksin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Sherri në fundin e ndeshjes Vllaznia-Egnatia, shikoni momentin kur Gurishta
erdenis gurishta-albano aleksi

Një incident i rëndë u regjistrua në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes mes Vllaznisë dhe Egnatias, e cila u mbyll me fitoren e rrogozhinasve me shifrat 1-2. Menjëherë pas golit të dytë të shënuar nga Adjesa, situata doli jashtë kontrollit, duke sjellë një përplasje masive mes lojtarëve dhe stafeve të të dy ekipeve.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, tensioni nisi pas festimit të lojtarit të Egnatias, Aleksi, i cili vendosi duart në vesh në drejtim të tifozëve dhe kundërshtarëve, një gjest që u interpretua si provokues.

Në ato momente, kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, u shkëput nga stoli dhe iu afrua Aleksit, duke e goditur me grusht. Pas këtij episodi, në fushë shpërtheu një përplasje e përgjithshme mes lojtarëve të të dyja skuadrave, ndërsa arbitrat dhe stafet teknike ndërhynë për të qetësuar situatën.

Pamjet e incidentit kanë bërë xhiron e rrjetit dhe pritet që ngjarja të sjellë reagime nga organet disiplinore të futbollit shqiptar.

erdenis gurishta albano aleksi egnatia-vllaznia

Lini një Përgjigje