TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Maj 2026, 21:15

Përplasje dhe kartonë të kuq në “Air Albania”, Egnatia mposht Vllazninë dhe vendos njërën dorë te titulli kampion

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje dhe kartonë të kuq në “Air Albania”,
egnatia-vllaznia

Egnatia ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në fazën “Final Four”, duke mposhtur Vllazninë me rezultatin 2-1 në stadiumin “Air Albania”. Pas triumfit 4-0 ndaj Elbasanit në javën e parë, skuadra rrogozhinase hedh një hap të madh drejt shpalljes kampione.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe në minutën e 30-të Egnatia pretendoi për penallti, pasi Ildi Gruda u rrëzua në zonën e Vllaznisë. Megjithatë, arbitri kryesor e konsideroi simulim dhe e ndëshkoi lojtarin me karton të verdhë.

Rrogozhinasit kaluan në avantazh në minutën e 39-të. Pas një krosimi të Altin Kryeziut, Eljo Sota goditi saktë me kokë, duke dërguar topin në rrjetë për 1-0. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, Egnatia pati mundësinë të mbyllte ndeshjen në minutën e 73-të. Bakajoko përfitoi nga një gabim në prapavijën e Vllaznisë dhe u gjend përballë portierit Pohls, por nuk arriti të konkretizonte.

Katër minuta më vonë, Vllaznia riktheu ekuilibrat. Fillimisht Valentino Murataj goditi shtyllën, ndërsa në vazhdim Klint Qato shfrytëzoi rastin dhe shënoi me kokë për 1-1.

Kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim, Egnatia gjeti golin e fitores në minutën e 88-të. Abdurraman Fangaj krosoi saktë në zonë dhe Daniel Adjesa realizoi me kokë, duke vulosur suksesin 2-1 për skuadrën e Tetovës.

Menjëherë pas golit shpërtheu tensioni mes stafeve të dy ekipeve, duke sjellë përplasje në pankina. Arbitri ndëshkoi me kartonë të kuq dy kapitenët, Albano Aleksin dhe Erdenis Gurishtën, ky i fundit ndodhej në stol.

Me këtë fitore, Egnatia afrohet ndjeshëm me titullin kampion. Rrogozhinasve mund t’u mjaftojë edhe një barazim në ndeshjen e tretë ndaj Elbasanit, nëse verdheblutë arrijnë të fitojnë ndaj Dinamos në takimin e radhës.

egnatia vllaznia "final four"

Lini një Përgjigje