TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Maj 2026, 19:33

Mesi mbetet kryefjala e dizajnit, zbuloni detajin fantastik që do të transportojë Argjentinën në SHBA (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Mesi mbetet kryefjala e dizajnit, zbuloni detajin fantastik që do të
lionel mesi, avioni i argjentinës

Në prag të Kupës së Botës, linja ajrore shtetërore “Aerolineas Argentinas” ka prezantuar avionin special që do të transportojë kombëtaren argjentinase drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I cilësuar nga kompania si “aeroplani më argjentinas në botë”, avioni mbart një dizajn unik kushtuar ekipit kombëtar dhe kapitenit Lionel Mesi. Në bishtin e avionit është vendosur fanela me numrin 10 e Mesit, ndërsa mbi motorë shfaqet shiriti i kapitenit dhe tre yjet që simbolizojnë titujt botërorë të Argjentinës.

Drejtuesi i hangarit, Pablo Da Grava, u shpreh krenar për realizimin e projektit, duke deklaruar se shpreson që ky avion të sjellë në shtëpi Kupën e Katërt të Botës për Argjentinën.

Mesi mbetet kryefjala e dizajnit, zbuloni detajin fantastik që do të

Gjatë zhvillimit të kampionatit, kompania do të kryejë fluturime speciale drejt qyteteve amerikane si Kansas Siti dhe Dallas, ku Argjentina do të luajë ndeshjet e fazës së grupeve.

Pas përfundimit të turneut, avioni do t’i bashkohet linjave ndërkombëtare të kompanisë, duke promovuar ngjyrat argjentinase në destinacione të ndryshme të Amerikës dhe Evropës.

lionel mesi ish-sulmuesi argjentinas

Lini një Përgjigje