TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Maj 2026, 18:49

Aksident i rëndë në Janinë, ish-futbollisti i AEK-ut të Strakoshës në gjendje kritike (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Janinë, ish-futbollisti i AEK-ut të
marios ekonomu

Ish-futbollisti i AEK-ut të Thomas Strakoshës, Marios Ekonomu, ndodhet në gjendje kritike pas një aksidenti të rëndë rrugor që ndodhi në Janinë të Greqisë.

Sipas informacioneve paraprake të raportuara nga mediat lokale, motoçikleta që drejtohej nga 34-vjeçari u përplas me një automjet në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht. Si pasojë, Ekonomu pësoi lëndime shumë të rënda, kryesisht në kokë.

I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin Universitar të Janinës, ku po trajtohet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Aksident i rëndë në Janinë, ish-futbollisti i AEK-ut të

Policia greke njoftoi se është informuar për aksidentin rreth orës 12:45, pranë spitalit Hatzikostas në Janinë. Automjeti tjetër drejtohej nga një 63-vjeçar. Deri më tani nuk është kryer asnjë arrestim, ndërsa prokuroria është vënë në dijeni për ngjarjen.

Klubi AEK-ut reagoi përmes një deklarate, duke shprehur mbështetjen për ish-lojtarin dhe familjen e tij.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ambulanca e EKAB-it dhe forcat e Policisë Rrugore të Janinës, të cilat menaxhuan qarkullimin dhe nisën hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

Banorë të zonës dhe drejtues mjetesh që kalonin aty thanë se ky segment rrugor konsiderohet i rrezikshëm dhe kanë ndodhur edhe më parë aksidente serioze. Ata kërkojnë ndërhyrje për rritjen e sigurisë rrugore.

Mediat greke raportojnë gjithashtu se në vendngjarje ndodhej rastësisht edhe një vinç policie, i cili fillimisht ishte thirrur për transportimin e një automjeti tjetër të bllokuar në afërsi. Më pas, ai u përdor për transportimin e automjetit të përfshirë në aksident, mbi të cilin pritet të kryhet ekspertizq teknike./"Protothema", përshtati në shqip, Pamfleti

 

marios ekonomu ish-futbollisti i aek-ut

Lini një Përgjigje