TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Maj 2026, 20:44

Bolonja “flak” avantazhin e trefishtë, Interi mbyll sezonin me barazim spektakolar

Shkruar nga Pamfleti
Bolonja “flak” avantazhin e trefishtë, Interi mbyll sezonin me
bolonja-inter

Interi, i shpallur kampion i Serisë A për sezonin 2025-2026, e mbylli kampionatin me një barazim spektakolar 3-3 në transfertë ndaj Bolonjës, në stadiumin “Renato Dall’Ara”.

Zikaltërit kaluan të parët në avantazh në minutën e 22-të, kur Federiko Dimarko realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke kurorëzuar në mënyrën më të mirë një sezon të shkëlqyer personal.

Megjithatë, reagimi i Bolonjës ishte i menjëhershëm. Vetëm tre minuta më pas, Federiko Bernardeski barazoi shifrat, duke përfituar nga një pakujdesi në mbrojtjen e Interit, veçanërisht nga Stefan de Vraj.

Në fundin e pjesës së parë, vendasit përmbysën rezultatin. Në minutën e 42-të, Tomaso Pobega shënoi me një goditje të fortë nga jashtë zone, duke i dhënë avantazhin Bolonjës dhe duke mbyllur pjesën e parë në shifrat 2-1.

Skuadra vendase e nisi më mirë edhe pjesën e dytë, teksa në minutën e 48-të gjeti golin e tretë pas një autogoli të Pioter Zielinskit, në një aksion ku portieri Emiliano Martinez nuk reagoi në kohë.

Interi reagoi dhe në minutën e 64-t Françesko Pio Esposito ngushtoi diferencën, duke dërguar në rrjetë topin e kthyer nga shtylla pas goditjes së Andi Diëf.

Në minutën e 87-të ishte pikërisht Andi Diëf që realizoi golin e barazimit 3-3 për Interin, duke vulosur rezultatin përfundimtar të një sfide mjaft emocionuese.

bolonja inter seria a

Lini një Përgjigje