TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2026, 19:46

Fund dramatik në Premier League/ West Ham bie nga kategoria, Aston Villa i prish festën Pep Guardiolës

Shkruar nga Pamfleti

Fund dramatik në Premier League/ West Ham bie nga kategoria, Aston Villa i

Sezoni i Premier League-s u mbyll me emocione të mëdha në javën e fundit. Arsenal siguroi titullin e kampionit me 85 pikë, duke lënë pas Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin.

Ajo që ra më shumë në sy ishte fitorja e bukur 2-1 e Aston Villës në fushën e Manchester Cityt. Kjo ndeshje prishi atë që duhej të ishte festa e lamtumirës së Pep Guardiolës nga një klub që për 10 vite me radhë ka dominuar futbollin anglez.

Ndërkohë, dilema e mbijetesës u zgjidh në favor të Tottenhamit. Spurs fituan 1-0 ndaj Evertonit dhe me këtë rezultat bënë të pavlefshme fitoren 3-0 të West Hamit kundër Leedsit. Kështu, West Ham u dënua me rënie nga kategoria bashkë me Burnleyin dhe Wolverhamptonin.

Si u renditën skuadrat në fund:Arsenal u kurorëzua kampion dhe do të luajë në Champions League bashkë me Manchester Cityn, Manchester Unitedin dhe Aston Villan. Liverpool siguroi vendin e pestë dhe Europa League, ndërsa Bournemouth shkoi në Conference League.

West Ham, pavarësisht fitores në javën e fundit, nuk arriti të shpëtonte dhe u bashkua me Burnleyin e Wolves në Championship.

Rezultatet e javës së fundit:

Brighton  Manchester United 0-3 

Burnley – Wolves 1-1 

Crystal Palace – Arsenal 1-2 

Fulham – Newcastle 2-0 

Liverpool – Brentford 1-1 

Manchester City – Aston Villa 1-2 

Nottingham Forest – Bournemouth 1-1 

Sunderland – Chelsea 2-1 

Tottenham – Everton 1-0 

West Ham – Leeds 3-0

city westham

Lini një Përgjigje