TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2026, 21:05

“Final Four”/ Elbasani mposht Dinamon 3-0 dhe rikthehet në garën për titullin kampion

Shkruar nga Pamfleti
“Final Four”/ Elbasani mposht Dinamon 3-0 dhe rikthehet në
Foto/LSA

Elbasani ka marrë një fitore të rëndësishme në “Arenën Kombëtare”, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Dinamos dhe duke u rikthyer fuqishëm në garën për titullin kampion.

Takimi nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën e drejtuar nga Gvozdenovic, e cila u favorizua që në minutën e 23-të, kur Goudiaby u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Dinamon me 10 lojtarë.

Verdheblutë shfrytëzuan menjëherë avantazhin numerik dhe arritën të gjejnë dy herë rrugën e rrjetës brenda vetëm dy minutash. Protagonist ishte Tsague, i cili realizoi në minutat 25 dhe 27, duke i dhënë epërsi të sigurt ekipit të tij.

Në minutën e 38-të, Diallo vulosi përfundimisht fatin e takimit me golin e tretë, që rezultoi edhe goditja finale për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja. Me këtë humbje, Dinamo humbet përfundimisht shanset për t’u shpallur kampione.

Pjesa e dytë e sfidës pati një ritëm më të ulët, me të dyja ekipet që nuk krijuan shumë raste dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Pas kësaj fitoreje, Elbasani ngjitet në vendin e dytë me 34 pikë, po aq sa Egnatia. Verdhebluve do t’u duhet të fitojnë ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë dhe njëkohësisht të shpresojnë që Egnatia të mos marrë triumfin ndaj Dinamos, për të siguruar titullin kampion të Shqipërisë.

elbasani

Lini një Përgjigje