Sulmuesi i PSG-së tha se shqetësimi në pulpë nuk është serioz dhe se do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve më 30 maj në Budapest...
Ousmane Dembele ka qetësuar tifozët e Paris Saint-Germain, duke konfirmuar se do të jetë i gatshëm për finalen e UEFA Champions League kundër Arsenalit, më 30 maj në Budapest.
Sulmuesi francez u detyrua të largohej nga fusha gjatë ndeshjes së fundit të PSG-së ndaj Paris FC, pas një shqetësimi të lehtë fizik që ngriti dyshime për praninë e tij në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.
Megjithatë, Dembele ka sqaruar se problemi nuk është serioz dhe se do të jetë në dispozicion për finalen.
“Jam mirë, shumë më mirë se të dielën”, tha Dembele në një intervistë për M6, duke shtuar "pata një shqetësim të vogël, por mjeku më tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ndjeva një shtrëngim të lehtë në pulpë dhe nuk doja të rrezikoja. Po, do të jem aty më 30 maj, mos u shqetësoni.”
Deklaratat e tij janë një lajm i rëndësishëm për PSG-në, që po përgatitet të kërkojë titullin e dytë të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit.
Anësori ka qenë një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës së Luis Enrique këtë sezon dhe ka dhënë një kontribut të madh në rrugëtimin e PSG-së drejt finales.
Lini një Përgjigje