TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Nëntor 2024, 19:44

“Do e merrja në konsideratë një telefonatë nga Italia”, Shpendi ‘lë me gisht në gojë’ Silvinjon: Mendova se do më ftonte Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

“Do e merrja në konsideratë një telefonatë nga

Kristian Shpendi po shkëlqen në Serinë B italiane këtë sezon. Dhe pse është kryegolashënuesi i kampionatit, sulmuesi shqiptar nuk u preferua nga Silvinjo në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Së fundmi i ftuar në Itali për “Pianeta Biaconero” zbuloi se do e mendonte një ftesë nga Italia. Lojtari i Shqipërisë U-21 ndërkohë tha se nuk ka pasur kontakte deri tani.

Të them të vërtetën, mendova se do të ftohesha nga Kombëtarja shqiptare për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. U zhgënjeva kur e pashë që nuk isha në listë. Unë kam lindur dhe jam rritur në Itali. Një telefonatë nga Italia nuk më ka ardhur kurrë, por nëse vjen, sigurisht që do e mendoja.

“Merkato- Kam lexuar lajmet që qarkullojnë për mua. Mund t’ju siguroj se nuk di asgjë fare, janë thjesht thashetheme që nuk më shqetësojnë, mendoj për Çezenën dhe e di që të vazhdoj këtu është rruga e duhur, ndonëse nuk më takon mua të marr vendime të caktuara”, deklaroi Shpendi.

kristian shpendi sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje