TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Nëntor 2024, 17:49

Moment krenarie për sulmuesin e kombëtares, Jasir Asani lë pas CR7 dhe sulmuesi që spikasin në futbollin botëror

Shkruar nga Pamfleti

Moment krenarie për sulmuesin e kombëtares, Jasir Asani lë pas

Moment krenarie për sulmuesin e Kombëtares, Asani lë pas Ronaldon dhe sulmues që spikasin në futbollin botëror

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur kësaj radhe rrugën e rrjetës përballë skuadrës së Shanghai Shenhua, vetëm një minutë pasi u fut në lojë.

Në minutën e 58, pas një topi të mbetur në zonë, Asani goditi me të majtën dhe gjeti rrjetën, duke kaluar në avantazh skuadrën e Guangju.

Ky rezultoi dhe goli i vetëm i sfidës, që i solli tre pikët ekipit korean dhe duke e afruar me kualifikimin për në fazën tjetër.

Kështu Asani udhëheq listën e golashënuesve në këtë kompeticion me 7 realizime në 5 ndeshje. Pas tij ndodhen Kristiano Ronaldo dhe Mitroviç me katër gola, Hozelu dhe Marez me tri gola, po ashtu dhe Firminjo me dy.

 

jasir asani sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje