
Ka përfunduar ndeshja mes Crvena zvezda U-19 dhe Stuttgart U-19, e vlefshme për raundin e 5 të UEFA Youth League. Kjo sfidë është mbyllur në barazim, me rezultatin 1-1, ku protagonist kishte dhe shqiptarë.
Ishte pikërisht talenti me origjinë shqiptare, Eliot Bujupi ai që shënoi golin e për Shtutgartin. Në minutën e 5 të takmit, Bujupi mori “zvarrë” mbrojtësit serbë, duke dërguar më pas topin në rrjetë.
Një gol që vlen shumë, duke ngjitur skuadrën gjermane në vendin e 6 në tabelën e renditjes. 18-vjeçari mori vëmendjen e shumë shqiptarëve me këtë gol të shënuar në stadiumin “Rajko Mitic” të Beogradit.
Lini një Përgjigje