TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Nëntor 2024, 09:59

U shfaq i gjakosur pas Feyenoord, shokon Guardiola: Doja t’i bëja keq vetes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

U shfaq i gjakosur pas Feyenoord, shokon Guardiola: Doja t’i bëja keq

Josep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt foli pas barazimit dramatik 3-3 që ekipi i tij shënoi në shtëpi kundër Feyenoord në ditën e pestë të ndeshjeve në Champions League.

Guardiola doli në konferencë pas ndeshjes dhe menjëherë të gjithë vunë re gërvishtjet në kokën dhe fytyrën e tij. E gjithë koka i ishte gërvishtur dhe gjaku në hundë ishte i dallueshëm.

“Me gishtat e mi”, tha Guardiola kur u pyet se si ishin bërë gërvishtjet, më pas shtoi: “Doja të lëndoja veten”.

“Këto gërvishtje i kam bërë me thonj, sepse doja t’i bëja keq vetes. Jemi të brishtë. Ishim 3-0, po luanim mirë, por më pas pësuam ato gola sepse nuk jemi të qëndrueshëm. Është e qartë që kishim nevojë për këtë fitore, do të na jepte besim, por ja çfarë bëmë”, u shpreh Guardiola.

Kujtojmë se deri në minutën e 75-të të ndeshjes Man. City kryesonte 3-0 dhe në harkun e 15 minutave të fundit të ndeshjes pësoi tre gola të evitueshëm, që erdhën edhe për gabimin e tyre.

City ka gjashtë ndeshje radhazi që nuk fiton, pesë nga të cilat humbje në të gjitha kompeticionet dhe është në krizë.

 

Lini një Përgjigje