
Barcelona ka arritur të fitojë me rezultatin 3-0 përballë Brest, në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë të Champions League. Lewandowski shënoi dy herë në minutën e 10’-të me penallti dhe më pas në minutën e 92’-të. Me këto gola Sulmuesi polak arriti në kuotën e 101 golave në Ligën e kampioneve. Ndërkohë që shënoi edhe Dani Olmo në minutën e 66’-të.
Me këtë rezultat, Barcelona ndodhet në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Brest ndodhet në vendin e tetë me 10 pikë.
Në ndeshjen tjetër mes Bayer Leverkusen dhe Salzburg, ekipi gjerman fitoi me rezultatin 5-0. Golat u shënuan nga Wirtz me penallti në minutën e 11’-të dhe 30’-të, Grimaldo në minutën e 16’-të, Schick në minutën e 61’-të dhe Aleix Garcia në minutën e 71’-të.
Me këtë fitore, Leverkusen ndodhet në vendin e gjatë me 10 pikë, ndërsa Salzburg në vendin e 30-të me 3 pikë.
Në supersfidën mes Bayern Munchen dhe PSG nuk pati shumë histori dhe gjermanët arritën të triumfonin me rezultatin 1-0. Goli i avantazhit u shënua më minutën e 38'-të nga Kim Min-Jae. Në pjesën e dytë, PSG-ja mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit të Dembele me dy të verdhë.
Me këtë rezultat Bayern ndodhet në vendin e 12-të me 9 pikë, ndërsa SG në venin e 26-të me vetëm 4 pikë.
Inter arriti të triumfonte përballë RB Leipzing duke e mundur skuadrën gjermane me rezultatin 1-0. Një autogol i dha avantazhin skuadrës italiane. Ishte Lukeba i cili shënoi në portën e tij në minutën e 27'-të.
Me këtë rezultat, Inter ndodhet në vendin e parë me 13 pikë, ndërsa Leipzing në venin e 33-të me asnjë pikë.
Manchester City vijon të zhgënjejë. Qytetarët nuk arritën më shumë se një barazim 3-3 ndaj Feynord, duke shfaqur sërish shumë probleme. Në pjesën e parë ishte Haaland i cili shënoi me anë të 11-metërshit, në minutën e 44’-të.
Ndërkohë në pjesën e dytë, City shënoi dhe dy herë me anë të Gundogan në minutën e 50-të dhe Haaland në të minutën e 53’-të, duke dërguar shifrat në 3-0. Kur dukej se ndeshja ishte mbyllur, Feynoord gjeti veten dhe shënoi 3 gola të shpejtë me anë të Hadj Moussa A në minutën e 75’-të dhe Gimenez, në minutën e 82’-të dhe në minutën e 88’-të barazoi shifrat me anë të Hancko.
Me këtë rezultat City ndodhet në vendin e 15 me 8 pikë, ndërsa Feynoord në vendin e 20-të me 7 pikë.
Arsenali tregoi fuqinë ndaj Sporting duke fituar me rezultatin 1-5. Golat për topçinjtë u shënuan nga
Martinelli G, Havertz K., Gabriel, Saka dhe Trossard L përkatësisht në minutat e ( 7’, 22’, 45’+1, 65’, 82’). Ndërkohë që për Sporting shënoi Inacio në minutën e 47-të.
Me këtë fitore Arsenal ndodhet në vendin e 7 me 10 pikë, ndërsa Sporting në vendin e 8 me po aq pikë.
Ndërkohë që Atalanta nga ana tjetër shkatërroi me rezultatin 6-1 Young Boys.
Golat për italianët u shënuan me Ganvoula S, De Ketelaere C, Kolasinac S, Retegui M dhe Samardzic L, në minutat (9’, 28’, 32’, 39’, 56’, 90’+1). Për Young Boys shënoi Ganvoula në minutën e 11-të. Me këtë rezultat Atalanta ndodhet në vendin e pestë me 11 pikë, ndërsa Young Boys në fund të Tabelës.
Lini një Përgjigje