TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Nëntor 2024, 19:20

Sherr mes tifozëve italianë dhe francezë, 3 prej tyre përfundojnë në spital para ndeshjes së Ligës së Kampionëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes tifozëve italianë dhe francezë, 3 prej tyre

Bolonja dhe Lila do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për raundin e 5-të të Champions League. Sfida që do të zhvillohet në Itali, nis në orën 21:00.

Por mbrëmjen e djeshme, skena dhune janë regjistruar në rrugët e qytetit të Bolonjës. Tifozët e ekipit italian dhe atij francez janë përleshur ashpër, duke lënë dhe të plagosur rëndë.


Pikërisht mbrëmë, 80 tifozë italianë kanë sulmuar 30 tifozë francezë në lokalin ku këta të fundit po qendronin. Siç raporton “SportMediaset”, 3 prej tifozëve francezë kanë përfunduar në spital.

Priten më shumë detaje të pasojave të këtij sherri masiv.

tifozët francezë tifozët italianë bolonja-lilë champions league

Lini një Përgjigje