
Në “Air Albania” luhet ndeshja derbi mes Tiranës dhe Partizanit, aty ku dy skuadrat janë në garë për titullin kampion.
Pas disa rasteve të krijuara, bardheblutë patën pretendime për një episod në minutën e 43 të takimit. Rimal Haxhiu depërtoi në zonë nga e djathta dhe provoi një krosim, por topi u prek me dorë nga Bruno Telushi.
Për gjyqtarin Kreshnik Cjapi, gjithçka ishte e rregullt, pasi nga dhoma VAR, Florjan Lata i konfirmoi se nuk ishte penallti. Cjapi sqaroi edhe futbollistët për këtë rast, duke iu thënë se Telushi e kishte dorën mbrapa dhe për këtë arsye, nuk mund të akordohej 11-metërsh.
Lini një Përgjigje