TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Maj 2023, 17:58

Shënohet incidenti i parë pak minuta para nisjes së derbit, tifozët e Partizanit sulmojnë autobusin e Tiranës dhe i thyejnë xhamat (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shënohet incidenti i parë pak minuta para nisjes së derbit,

Pas pak minutash nis derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Teksa autobusi i bardhebluve po afrohej drejt stadiumit të “Air Albania”, ka ndodhur një incident që i prish hijeshinë supersfidës së kryeqytetit. Teksa automjeti po kalonte pranë stadiumit për t’iu drejtuar hyrjes nëntokësore të parkingut të impiantit.

Tifozët e Partizanit, edhe pse kishte forca policore që shoqëronin automjetin, kanë sulmuar autobusin duke thyer xhamat e tij.

Një situatë e turpshme që tregon përsëri se edhe ky derbi, si ata të mëparshmit, do të dhurojë shfaqje të pakëndshme.

tifozët e partizanit autobusi i tiranës derbi i kryeqytetit

Lini një Përgjigje