TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2026, 15:22

Derbi shqiptarësh në Romë? Armando Brojës i del emri te skuadra e Serisë A

Shkruar nga Pamfleti
Derbi shqiptarësh në Romë? Armando Brojës i del emri te
armando broja

Me ardhjen e Xhenaro Gatuzos në drejtimin e Lazios, klubi kryeqytetas pritet të ndërmarrë një sërë ndryshimesh në përbërjen e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Një nga repartet që kërkon ndërhyrje të menjëhershme është sulmi. Trajneri italian synon të afrojë një qendërsulmues me karakteristikat e një “numri 9” klasik, i aftë jo vetëm të gjejë rrugën e rrjetës, por edhe të shërbejë si pikë referimi për skuadrën në fazat e ndryshme të lojës.

Mes emrave që po shqyrtohen nga drejtuesit e Lacios është edhe Armando Broja. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, aktualisht nën kontratë me Bërnlin, mund të largohet gjatë merkatos së verës. Situata e klubit anglez dhe perspektiva për të luajtur në një kampionat më konkurrues mund ta shtyjnë 24-vjeçarin të konsiderojë një transferim në Serinë A.

Sipas raportimeve, Bërnli kërkon rreth 12 milionë euro për kartonin e Brojës, një shumë që konsiderohet e përballueshme për financat e Lacios.

Nëse operacioni do të konkretizohej, ndërsa Mario Mitaj do të transferohej te Roma, me palët që vijojnë negociatat, sezoni i ardhshëm mund të sjellë një derbi të veçantë shqiptarësh në kryeqytetin italian, me dy futbollistë kuqezi në radhët e rivalëve historikë të Romës.

armando broja sulmuesi shqiptar lacio

Lini një Përgjigje