TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2023, 16:16

Dënohet me 2-vite e gjysmë burg futbollisti holandez, i mori jetën vogëlushit 4-vjeçar teksa ecte me 200 km/ orë

Shkruar nga Pamfleti

Dënohet me 2-vite e gjysmë burg futbollisti holandez, i mori

Futbollisti holandez, Rai Vloet është dënuar me 2.5 vite burg dhe i është hequr patenta për 4 vite, pasi goditi për vdekje një fëmijë në vitin 2021.

Ish-lojtari i grupmoshave të “tulipanëve” i mori jetën vogëlushit 4-vjeçar Gio, pasi “fluturoi” me makinën e tij, teksa ishte në gjendje të dehur.

“Golfi” i tij po lëvizte me 200 km/h, ndërsa Vloet humbi kontrollin duke goditur një makinë tjetër ku ndodhej edhe fëmija i pafat.

Sipas dëshmitarëve, Vloet nuk tentoi për asnjë moment të frenonte për të evituar tragjedinë. Ngjarja ndodhi në qytetin e Roterdamit, ndërsa gjatë gjithë seancave gjyqësore, sulmuesi 27-vjeçar është përpjekur të shfajësohet.

Në Holandë ai ka luajtur me skuadra si Ekselsior, Herakles apo NAC Breda e PSV, ndërsa në Itali ishte për një sezon te Frosinone.

rai vloet futbollisti holandez

Lini një Përgjigje