
Interi nuk është i sigurt nëse do të vazhdojnë t’i besojë trajnerit italian, por përjashtimi i tij mund të jetë një problem i madh ekonomik. Simone Izaghi ka aktualisht kontartë me klubin deri më 30 qershor 2024.
Interi është shumë larg kreut të Serisë A dhe aktualisht po luftojnë për të vazhduar hyrjen në Champions League, diçka që është shumë e vështirë për ta pasi klasifikimi është shumë i ngushtë, kjo e bën bordin drejtues mjaft të zhgënjyer me trajnerin e tyre.
Sipas ‘Calciomercato’, skuadra italiane po shqyrton mundësinë që vitin e ardhshëm të mos e ketë Simone Inzaghin, por ai ka edhe një vit në kontratën e tij ndaj duhet ta dëmshpërblejnë.
Vitin e kaluar u arrit marrëveshja për të zgjatur edhe një sezon qëndrimin dhe në këtë rinovim ai kaloi nga 4.5 milionë euro në vit në 5.5, shifër kjo tashmë problematike pasi me taksat janë më shumë se 10 milionë euro që duhet të paguajnë nëse duan të shkarkojnë. Kjo shifër do t’i jepte një goditje vdekjeprurëse llogarive të klubit.
Ndërkohë që Ultrasit e Interit (Curva Nord) i kanë dhënë ultimatumin e fundit ekipit zikaltër dhe trajnerit Simone Inzagi. Në një deklaratë për shtyp ata janë shprehur se të gjithë duhet të japin gjithçka për fanellën dhe të bëjnë më të mirën për ekipin.
“Duam kalimin në finalen e Kupës së Italisë dhe kualifikimin në gjysmëfinalen e Championsit. Gjithmonë kemi dhënë mbështetje, nuk kemi reshtur së qeni pranë skuadrës as për një sekondë edhe pas rezultateve më të këqija të sezonit, por tani durimi ka fund. Ne besojmë se një ekip si i yni ka për detyrë të arrijë objektivat duke pasur parasysh pikën që kemi arritur dhe vlerat superiore të ekipit që jemi të sigurt se mund të shprehen akoma. Nëse kemi toleruar luhatshmërinë e rezultateve në një kampionat që, falë meritave të të tjerëve, nuk ka rezultuar të jetë në dorën tonë, tani është koha që të tregoni më të mirën në këto kompeticione. Ndaloni, ktheni ngjyrat, por është e qartë se durimi ka mbaruar dhe nëse këto rezultate nuk arrihen, ne do t’i bëjmë të gjithë përgjegjës dhe do t’i trajtojmë siç e meritojnë. Respektoni fanellën tonë dhe historinë tonë, ata që nuk japin gjithçka mos japin asgjë”, thuhej në deklaratën e tyre.
Lini një Përgjigje