TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2023, 15:54

6-muajsh hyri në Ambasadën Gjermane, sot vesh fanelën e kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

6-muajsh hyri në Ambasadën Gjermane, sot vesh fanelën e

Ishte 2 korriku i vitit 1990 ku në Shqipëri komunizmi mori goditjen e parë, teksa qindra njerëz vërshyen në ambasadat e huaja për t’u larguar nga vendi, në kërkim të një jete më të mirë, për të qenë të lirë.

Mes tyre ishin edhe prindërit e Jurgen dhe Klaus Gjasulës, i pari ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare, i dyti ende vesh fanelën kuqezi. Jurgeni ishte katër vjeç asokohe, ndërsa Klausi vetëm 6-muajsh.

Siç tregon edhe kjo foto e publikuar nga Kastriot Dervishi në Facebook, Klausi më 2 korrik 1990 ishte brenda në ambasadë. Ai ndoqi gjurmët e të vëllait dhe arriti majat duke luajtur në Bundesligë, ndërsa vazhdon të jetë pjesë e ekipit kombëtar.

6-muajsh hyri në Ambasadën Gjermane, sot vesh fanelën e

klaus gjasula mbrojtësi kuqezi

Lini një Përgjigje