TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shtator 2025, 21:00

Dëmtohet futbollisti i Arsenalit, sulmuesi anglez në dyshim për ndeshjen me Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Dëmtohet futbollisti i Arsenalit, sulmuesi anglez në dyshim për

Probleme për lojtarin anglez të Arsenal, Noni Madueke, i cili për shkak dëmtimi do të qendrojë jashtë fushave për disa javë.

Nëse prognoza fillestare konfirmohet, Madueke nuk do të kthehet në fushë deri në nëntor.

Sulmuesi pritet të humbasë ndeshjet e ardhshme të Anglisë kundër Uellsit dhe Letonisë, ndërsa është në dyshim edhe për kualifikueset e Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë në mesin e nëntorit.

Arsenali përballet me Sandërlendin më 8 nëntor në Premier Ligë dhe nëse futbollisti nuk ia del të rikuperohet deri atëherë, ai mund të kthehet për derbin e Londrës veriore kundër Totenhaemit më 23 nëntor.

 

noni madueke sulmuesi i anglisë ndeshja me shqipërinë

Lini një Përgjigje