TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shtator 2025, 19:08

Erling Haland largohet nga Mançester Siti? Novergjezi zbulon destinacionin e ri

Shkruar nga Pamfleti

Erling Haland largohet nga Mançester Siti? Novergjezi zbulon

Edhe pse ka një kontratë afatgjatë me Mançester Sitin deri në vitin 2034, Erling Haland nuk e ka fshehur dëshirën që një ditë dëshiron të veshë fanelën e Barcelonës.

Interesi i katalanasve për sulmuesin norvegjez nuk është i ri, pasi ata tentuan ta transferonin edhe në vitin 2022, por nuk ia dolën dot për shkak të vështirësive ekonomike, gjë që nuk ndodh me financat e Mançester Sitit.

Joan Laporta ka premtuar që në verën e ardhshme do tentojë transferimin e Haland, por nuk dihet ende nëse është thjesht një premtim zgjedhor duke ditur që shumë shpejt janë zgjedhjet presidenciale te Barcelona, apo ka diçka më tepër se kaq.

Largimi i Haland nga Mançester Siti duket i pamundur për momentin, por në vitet e ardhshme situata mund të ndryshojë dhe norvegjezi mund të bëjë realitet dëshirën e tij për të luajtur me Barcelonën.

erling haland sulmuesi norvegjez barcelona mançester siti

Lini një Përgjigje