TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shtator 2025, 18:43

Silvinjo merr lajmin e keq në prag të ndeshjes me Serbinë, mbrojtësi i kombëtares humbet sfidën e 11 tetorit

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo merr lajmin e keq në prag të ndeshjes me Serbinë,

Marash Kumbulla do të qendrojë rreth një muaj jashtë fushave të blerta. Këto janë raportimet e fundit nga Spanja, që tregojnë se mbrojtësi do të jetë sërish i gatshëm për Majorkën pas pushimit të kombëtareve.

25-vjeçari pësoi një dëmtim muskulor në sfidën e fundit të 21 shtatorit, që Majorka luajti përballë Atletikos së Madridit. Shtatlarti i repartit difensiv la fushën e lojës në minutën e 36 dhe vendin e tij e mori Pablo Torre.

Ndeshjet e radhës që Majorka do të luajë pa Kumbullën do të jenë me Real Sociedad, Alavesh dhe Atletik Bilbaon. Nëse gjithçka shkon sipas planit, rikthimi do të jetë ndaj Seviljes, më 18 tetor.

Kumbulla do të qendrojë kështu jashtë listës së Silvinjos për sfidat e tetorit. Kombëtarja do të sfidojë Serbinë në transfertë më 11 tetor për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe më pas Jordaninë në miqësore më 14 tetor në “Air Albania”.

marash kumbull mbrojtësi i kombëtares ndeshja me serbinë

Lini një Përgjigje