
Mario Mitaj është si opsion për t’u lënë jashtë listës së Al Itihad, që do të presë Al Nasr më 26 shtator. Sfida është e vlefshme për kampionatin arab dhe ka të gjithë vëmendjen e javës së katërt, pasi kampionët presin ekipin ku luan Kristiano Ronaldo.
Trajneri Lorent Blank duhet të marrë një vendim në vazhdim. Në Arabi tregojnë se Mitaj mund të mbetet jashtë listës së lojtarëve, për shkak të rregullit me numrin e futbollistëve të huaj që lejohet.
Në total janë 8 lojtarë të huaj, të cilët kanë të drejtën të grumbullohen. Dhe rikthimet e Benzema dhe Rajkoviçc, sipas mediave që mbulojnë aktivitetin në Arabi, rrezikojnë vendin e Mitajt.
Mitaj humbi sfidën e javës së dytë, për shkak se ishte i grumbulluar me Kombëtaren. Në dy të tjerat ka luajtur, ndërsa Al Itihad ka pikët e plota.
Lini një Përgjigje