TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shtator 2025, 21:08

“Broja duhet të kërkojë thellësinë”, Bulku shpjegon zgjedhjet e Silvinjos: Në fushë kush është në formë

Shkruar nga Pamfleti

“Broja duhet të kërkojë thellësinë”, Bulku

Zëvendëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli në “Klan Kuqezi”, ku sqaroi zgjedhjet e bëra në formacion ndaj Letonisë në “Air Albania”.

Sipas tij, lojtarët e sulmit shënojnë në ekipet e tyre, por në Kombëtare situata është ndryshe, për shkak se përgjegjësia është e madhe.

Bulku foli edhe për Armando Brojën, që do të luajë në të djathtë të sulmit, për të cilin theksoi se duhet të kërkojë thellësinë.

Në të gjitha ndeshjet jemi munduar të fusim sulmuesit më në formë. Të gjithë sulmuesit janë lojtarë që shënojnë në ekipet e tyre. Megjithatë nuk është njësoj si kombëtarja dhe klubet, sepse vështirësia është më e madhe.

Aftësitë e Brojës i dimë të gjithë. I kemi kërkuar të kërkojë thellësinë, për t’u kombinuar me sulmuesit e tjerë. Me shpejtësinë e Brojës, do mundohemi të kapim zonat dhe t’i bëjmë keq kundërshtarit.

Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të kemi dëshirë e agresivitet për të zhbllokuar rezultatin dhe të kemi kontrollin e lojës”, u shpreh Bulku.

 

 

ervin bulku zv-trajneri i kombëtares ndeshja me letoninë

Lini një Përgjigje