TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shtator 2025, 19:49

Serbia “tremb” Shqipërinë dhe përgatit ‘ferrin’ për Anglinë, vetëm 1 humbje në 10 ndeshjet e fundit si pritës

Shkruar nga Pamfleti

Serbia “tremb” Shqipërinë dhe përgatit

Edhe pse përfaqësuesja e Anglisë është ndjeshëm e favorizuar për të fituar në Beograd ndaj Serbisë sonte, nuk duket se do jetë aq e lehtë.

Nëse marrim në konsideratë 10 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet të luajtura në tokën serbe, ata kanë vetëm 1 humbje, e cila përkon me duelin Serbi-Hungari 1-2, 7 shtator 2023. Treguesi i mësipërm është “sinjal” se grupi i Dragan Stojkoviç është një “fortesë” në shtëpi.

Në rast se Dusan Vlahoviç me shokë marrin një rezultat pozitiv kundër “Tre Luanëve”, atëherë shpresat e Shqipërisë për kualifikimin në “Botërorin 2026” do të minimizoheshin. Në këtë “lupë”, fitorja e Anglisë në “Stadion Rajko Mitiç” do të shërbejë si “asist” për kuqezinjtë e Silvinjos.

serbia kualifikueset e botërorit anglia

Lini një Përgjigje