
Disa tifozë të Letonisë janë dhunuar nga disa adoleshentë shqiptarë teksa shkonin drejt stadiumit për të ndjekur ndeshjen mes Kombëtares së tyre dhe Kombëtares së Shqipërisë.
Euronews Albania ka siguruar pamje nga momenti i dhunës, ku siç duket njëri prej tifozëve letonezë është i gjakosur në kokë.
Adoleshentët shqiptarë sulmuan tifozët letonezë të cilët ishin familjarë duke i goditur me sende të forta, grushte dhe shkelma.
Arsyeja ishte sepse donin t’u merrnin simbolet që kishin në duar, shallet apo flamujt.
Lini një Përgjigje