TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2025, 18:22

Botërori 2026 njeh shtetin e parë të kualifikuar, zbulohet kombëtarja që i bashkohet 3 vendeve organizatore

Shkruar nga Pamfleti

Botërori 2026 njeh shtetin e parë të kualifikuar, zbulohet

Japonia është kombëtarja e parë që siguron kualifikimin për në Botërorin 2026, përveç organizatorëve.

Fitorja 2-0 ndaj Bahreinit, i siguroi japonezëve biletën për në Kupën e Botës. Golat e shënuar nga Kamada në minutën e 66 dhe Kubo në minutën e 87, i siguruan 3 pikë të rëndësishme kombëtares së drejtuar nga Morijasu.

Pas shtatë raundeve, Japonia mban vendin e parë në Grupin C, me 19 pikë, plot 9 pikë më shumë se Australia e vendit të dytë dhe Arabia Saudite e vendit te tretë.

Janë 8 shtete nga Azia që do marrin pjesë në Botërorin 2026. Kështu Japonia është bërë e para që i bashkohet vendeve organizatore, Kanadasë, Meksikës dhe Amerikës.

Kjo do të jetë hera e parë që turneu do të presë 48 skuadra, ndryshe nga eventet e mëparshme ku morën pjesë 32 skuadra.

Botërori 2026 njeh shtetin e parë të kualifikuar, zbulohet

japonia kualifikueset e kupës së botës

Lini një Përgjigje