TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2025, 17:00

Bëri të mundur debutimin e Majkëll Shumaker në Formula 1, ndahet nga jeta pas sëmundjes së rëndë Edi Xhordan

Shkruar nga Pamfleti

Bëri të mundur debutimin e Majkëll Shumaker në Formula 1,

Në prag të garës së Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1, një lajm tronditës ka pushtuar këtë sport. Në moshën 76-vjeçare, ka ndërruar jetë Edi Xhordan, pronari i skuadrës me të njëjtin emër që ishte protagonist në cirkuit nga viti 1991 deri në vitin 2005.

Xhordan, nga Irlanda, ishte i sëmurë prej disa kohësh dhe kishte luftuar me kancerin vitin e kaluar. Në vitin 1991 ai i dha mundësi një piloti të ri si Majkëll Shumaker të bënte debutimin e tij në Formula 1, në garën e SPA, në Belgjikë.

Me makinën e tij kanë pilotuar mjaft kampionë si Rubens Barrikelo, Edi Irvin, një tjetër kampionin bote Sër Demon Hill, Xhankarlo Fizikela dhe Hainc-Harald Frentcen. Fitorja e fundit në Formula 1 daton në vitin 2003 me Xhankarlo Fizikela në Interlagos.

Në total, skuadra e themeluar nga Xhordan mori pjesë në 250 gara, duke fituar katër prej tyre. Rezultati më i mirë i kësaj skuadre në historinë e saj ishte vendi i tretë në botërorin e vitit 1999 për konstruktorë.

2005 ishte viti i tij i fundit në F1 përpara se të ndahej me Midland, i cili më vonë u bë Spyker dhe, më në fund, Force India në 2008. Nga “hiri” i atij ekipi doli skuadra e Aston Martin, që merr pjesë aktualisht në Formula 1.

Lajmi u bë i ditur nga familja e sipërmarrësit: “Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Edi Xhordan, ish-pronar i ekipit të Formula 1, ekspert televiziv dhe sipërmarrës”.

Vitin e kaluar, vetë Xhordan zbuloi publikisht sëmundjen e tij, duke i inkurajuar burrat që t’i nënshtroheshin kontrolleve të rregullta mjekësore.

edi xhordan menaxheri i formula 1

Lini një Përgjigje