TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2025, 16:38

Besnik Hasi zyrtarizohet në krye të skuadrës së Anderlehtit, detajet e plota e kontratës

Shkruar nga Pamfleti

Besnik Hasi zyrtarizohet në krye të skuadrës së Anderlehtit,

Pas afro nëntë vitesh, Besnik Hasi është rikthyer si trajner i Anderlehtit në Belgjikë. Ish-mbrojtësi i Kombëtares bëhet me skuadër të re vetëm 17 ditë pasi u largua nga Meshelen.

Largimi nga Mesheleni nuk ka qenë kaq i hidhur, pasi Hasi është rikthyer në klubin ku bëri emër dhe do drejtojë ekipin deri në fundin e sezonit, kjo me të drejtë rinovimi.

Pas një karriere të suksesshme si futbollist në këtë klub, ai shërbeu si ndihmës trajner për 4 sezone, më pas për 3 sezone si trajner kryesor. Gjatë asaj kohe, shqiptari fitoi titullin e kampionit në vitin 2014 dhe ngriti Superkupën Belge.

Për Hasin ky është rikthim te Anderelhti, pasi e ka udhëhequr këtë skuadër për dy vite nga 2014 deri më 2016 në 119 ndeshje. Hasi fitoi titullin më 2014 dhe ngriti Superkupën si trajner i Anderlehtit.

E njoh këtë klub dhe pritshmëritë që vijnë me të. Është kënaqësi të drejtoj edhe një herë ekipin e parë të Anderlehtit”, tha gjakovari.

Si trajner Besnik Hasi ka drejtuar edhe Legian e Varshavës, Olimpiakosin, Al Raedin, Al Ahlin dhe Meshelenin.

Anderlehti vendosi të ndahet me trajnerin David Hubert para se t’i besonte Hasit. Anderlehti mban vendin e katërt në renditje për zonën e titullit kampion, tetë pikë pas Genk-ut kryesues.

 

besnik hasi trajneri shqiptar anderleht

Lini një Përgjigje