TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2025, 20:54

“Të dalim të parët”, portieri i Anglisë para ndeshjes me Shqipërinë: Më pas të marrim avionin për të shkuar në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

“Të dalim të parët”, portieri i Anglisë para

Anglia synon të dalë e para në kualifikueset e Botërorit, teksa në një grup me ta është edhe Shqipëria. Xhordan Pikford, portieri i “3 luanëve”, foli për mediat në grumbullimin e përfaqësueses, ku u ndal tek objektivat.

Po bëhemi gati për Kupën e Botës dhe për të qenë në atë avion për në Botëror. Pikë së pari duhet të kualifikohemi, por ai i do standartet të vendosen më herët. Ky është kampi i parë i epokës së tij menaxheriale dhe ai do që standarte të larta të vendosen që nga dita e parë. Ai ishte shumë i lumtur se si ishim dje dhe do që të vazhdojmë në atë rrugë deri në Kupën e Botës.

E dimë që kemi një grup për t’u kualifikuar dhe duam që të dalim të parët. Ky është objektivi ynë kryesor dhe më pas të jemi në avion për të shkuar në SHBA verën e ardhshme. Ai do që ne të jemi në majën tonë për të shkuar verën e ardhshme në SHBA”, – tha Pikford.

 

xhordan pikford portieri i anglisë ndeshja me shqipërinë

Lini një Përgjigje