TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2025, 19:48

Hamzai “tradhton” Shqipërinë për Greqinë, Olimpiakos transferon talentin kuqezi nga Valencia

Shkruar nga Pamfleti

Hamzai “tradhton” Shqipërinë për Greqinë,

Erik Hamza do t’i bashkohet Olimpiakosit, që ka arritur akordin me Valencian U-18 për t’i blerë kartonin. Mediat greke tregojnë se transferimi i talentit 17-vjeçar ka kushtuar 50 mijë euro.

Hamza ka lindur në Shqipëri, ndërsa së fundmi ka fituar ftesën nga Greqia U-19. Sulmuesi shqiptar tashmë do të jetë pjesë e gjigantëve të Olimpiakosit, që kanë pikasur aftësitë e tij.

Duhet thënë po ashtu se në Greqi raportohet për të si një emër me perspektivë të madhe në të ardhmen. Hamza ka të preferuar këmbën e majtë, teksa mund të luajë si anësor në të dyja krahët e sulmit.

17-vjeçari vendosi të rikthehet përfundimisht në Greqi, teksa nga tetori ishte i huazuar te Ellas Syrou.

erik hamza sulmuesi shqiptar greqia u-19

Lini një Përgjigje