TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2025, 19:25

Konfirmohet mungesa e sigurt për ndeshjen me Anglinë, Silvinjos i përgjysmohet një repart

Shkruar nga Pamfleti

Konfirmohet mungesa e sigurt për ndeshjen me Anglinë, Silvinjos i

Ardian Ismajli nuk do të jetë në dispozicion të Silvinjos për ndeshjen me Anglinë. Dhe pse u njoftua që do të udhëtojë në Londër me pjesën tjetër, testet mjekësore kanë konfirmuar se mbrojtësi do të mungojë ndaj “Tre Luanëve”.

Ismajli shfaqi probleme ditën e djeshme, teksa u detyrua të braktiste stërvitjen. Kështu Silvinjos i përgjysmohet një repart, ndërsa kujtojmë se edhe Kumbulla ka probleme dhe mbetet në dyshim.

Në anën tjetër për krahët e mbrojtjes mungojnë Mitaj dhe Hysaj. Alternativa të sigurta për qendrën e mbrojtjes janë aktualisht Ajeti dhe Gjimshiti.

Konfirmohet mungesa e sigurt për ndeshjen me Anglinë, Silvinjos i

ardian ismajli mbrojtësi i kombëtares shqiptare kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje