TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2025, 20:32

Anglia e merr seriozisht ndeshjen me Shqipërinë, Federata publikon videon e Herri Kejn duke tundur rrjetën

Shkruar nga Pamfleti

Anglia e merr seriozisht ndeshjen me Shqipërinë, Federata publikon

Përballja me Anglinë do të vendosë mbrojtjen e kombëtares shqiptare para një testi të rëndësishëm duke pasur parasysh se çfarë emrash kanë në repartin e avancuar dhe mesfushë ”Tre luanët”, por një emër spikat mbi të gjithë, ai i Herri Kejn.

Sulmuesi është në formë të shkëlqyer dhe po shënon me rregullsi mbresëlënëse me Bajernin e Mynihut, ndërsa me Shqipërinë ka një bilanc shumë pozitiv, pasi i ka shënuar kuqezinjve 4 gola në dy ndeshjet e fundit ndaj tyre, si dhe ka dhënë 2 asiste.

Ndaj video e publikuar sot nga Federata Angleze në rrjetet sociale nga stërvitja e “tre luanëve” duket si një “kërcënim” i mirëfilltë për kuqezinjtë, pasi kapiteni Kejn shfaqet duke shënuar me rregullsi para portës në stërvitje.

 

kombëtarja shqiptare anglia kualfikueset e botërorit

Lini një Përgjigje