
Osasuna i shkaktoi Barcelonës humbjen e parë për këtë sezon në La Liga. Katalanasit u mposhtën në transfertë me rezultatin 4-2, në sfidën e vlefshme për javën e tetë.
Pas shtatë fitoreve radhazi, skuadra e Flick provon shijen e humbjes për këtë sezon në Spanjë.
Dopieta e Budimir dhe golat e Zaragoza e Bretones, i dhanë fitoren Osasunës.
Për Barcelonën shënuan Victor dhe Yamal, por golat e tyre kishin vetëm vlerë statistikore.
Pavarësisht humbjes, katalanasit mbeten në krye me 21 pikë, 4 më shumë se Reali i vendit të dytë.
Lini një Përgjigje