TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shtator 2024, 20:35

Dy gola spektakolarë vendosin supersfidën e Bundesligës, Bajerni dhe Leverkusen ndajnë pikët në “Allianz Arena”

Shkruar nga Pamfleti

Dy gola spektakolarë vendosin supersfidën e Bundesligës, Bajerni

Ishte padyshim një përballje spektakolare, por në fund gjithçka u mbyll në barazim 1-1.

Bajerni i Mynihut testoi për herë të parë veten këtë sezon, teksa pritën në “Allianz Arena”, kampionët në fuqi të Bundesliga,  Bajer Leverkusen, me ndeshjen që mund të thuhet se u dominua nga djemtë e Vinsent Kompani.

Pavarësisht dominimit “të kuq”, të parët që morën avantazhin ishin kampionët e Çabi Alonsos, me  Roman Andriç, që dërgoi në rrjetë një pasim perfekt të Granit Xhakës, duke marrë për vetëm 8 minuta avantazhin në duar, teksa në minutën e 39, talenti gjerman Aleksandar Pavloviç barazoi shifrat me një goditje spektakolare.

Pavarësisht se golat erdhën shumë herët dhe “bavarezët” dominuan totalisht duke patur rreth 19 raste shënimi, sërish “gjigandët” e futbollit gjerman, nuk arritën të siguronin 3 pikët.

Megjithatë, pavarësisht se u ndalën në vetëm 1 pikë, sërish Bajerni i Mynihut qendron në vendin e parë të tabelës, me 13 pikë, dy më shumë se Lajpcigu i vendit të dytë. 

bajerni i mynihut bajer leverkusen bundesliga

Lini një Përgjigje