TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shtator 2024, 20:03

Juventusi rikthehet te fitorja pas 3 barazimeve radhazi, Vlahoviç zhbllokohet me dopietë kundër Xhenoas

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi rikthehet te fitorja pas 3 barazimeve radhazi, Vlahoviç

Juventusi është kthyer te fitorja në kampionat.

Pas tre barazimesh radhazi 0-0, bardhezinjtë kanë mundur 3-0 Xhenoan në transfertë dhe kanë marrë përkohësisht kreun e renditjes së Serisë A.

Protagonisti i ndeshjes së luajtur në “Luigi Ferraris” ishte Dushan Vlahoviç.

Sulmuesi serb zhbllokoi ndeshjen me penallti në minutën e 48 dhe realizoi golin e dytë në minutën e 55 me një finalizim të bukur brenda zonës pas një asisti të marrë nga Kupmeiners.

Në fundin e ndeshjes, në minutën e 89, erdhi edhe goli i tretë për miqtë i shënuar nga Konseisao.

juventus xhenoa seria a

Lini një Përgjigje