
Dinamo ka mposhtur 2-1 Vllazninë në “Elbasan Arena”.
Edhe pse Vllaznia mbylli me avantazh pjesën e parë, të ndeshjes së vlefshme për javën e 7 të Abissnet Superiore, "nëndetësja blu" përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.
Në "Elbasan Arena", Sala i dhuroi avantazhin skuadrës shkodrane në minutën e 28. Në minutën e 51, gjërat u komplikuan në maksimum për të besuarit e Bërdariç, pasi autori i golit mori kartonin e dytë të vërdhë, duke lënë ekipin me një lojtar më pak.
Dinamovitët barazuan shifrat në minutën e 75 me Mandelën, pati pretendime për pozicion të parregullt, por goli u konsiderua i rregullt. Deri në vërshëllimën finale të arbitrit rastet ishin të shumta, por finalizimi i Bregut që i dhuroi 3 pikë djemve të Ilir Dajës erdhi vetëm në kohën shtesë.
Lini një Përgjigje