TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Qershor 2024, 17:50

Balotazh mes Hysajt dhe Balliut për fanelën titullare në “EURO 2024”, mbrojtësi i Vajekanos: Gjermani po vijmë!

Shkruar nga Pamfleti

Balotazh mes Hysajt dhe Balliut për fanelën titullare në

Ivan Balliu dhe Elseid Hysaj janë dy lojtarë të Kombëtares shqiptare që rivalizojnë për krahun e djathtë të mbrojtjes. I dyti është më i favorizuar prej eksperiencës së madhe dhe hierarkisë që ka te kuqezinjtë, por Balliu ka rritur kuotat pas performancave shumë të mira me Rajo Vajekanon në La Liga.

Të dy luajtën minuta të plota në 2 miqësoret me Lihtenshtejnin e Azerbajxhanin të fituara nga Shqipëria. Një balotazh mes të dyve që Silvinjo ende s’i ka gjetur zgjidhje. Megjithatë, Balliu është gati të konkurrojë me zëvendës-kapitenin e Kombëtares, teksa forma fizike është mjaft e lartë.

Gjermani po vijmë!”, shkruan Balliu në postimin e fundit në Instagramin e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Balliu (@balliu)

ivan balliu elseid hysaj mbrojtësit kuqezi

Lini një Përgjigje