
Kombëtarja shqiptare U-19 e ka mbyllur me një humbje miqësoren e dytë të luajtur kundër Kosovës, si pjesë e grumbullimit disaditor që zhvilluan lojtarët e kësaj grupmoshe nën drejtimin e trajnerit Julian Ahmataj.
Pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë të luajtur në stadiumin e Rrogozhinës, kuqezinjtë nuk kanë arritur të përsëritin veten sot edhe një herë në “Arena Egnatia” teksa janë mundur me shifrat 5-2 nga “Dardanët”.
Pa kaluar 30 minuta lojë Kosova ishte në avantazhin e tre golave me dy të shënuar nga Selishta e një nga Hoti. Sulejmani shënoi golin që shkurtoi rezultatin në 3-1 në fundin e pjesës së parë, ndërsa në të dytën Tosku shënoi përsëri për kuqezinjtë. Megjithatë, Suplija dhe Gashi në minutat e fundit bënë që Kosova të thellonte rezultatin dhe të fitonte këtë ndeshje me shifrat 5-2.
Formacioni titullar i Shqipërisë: Amarildo Dervishaj, Kleo Shpuza, Fabjan Perndreca, Antonis Dama, Adi Kurti, Jordi Jaku, Dean Vranici, Briajan Gjyla, Ron Hasani, Frederik Tosku dhe Flavio Sulejmani.
Lini një Përgjigje