TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Qershor 2024, 22:12

“Jemi krenaria e shqiptarëve anembanë botës”, Duka karikon kuqezinjtë: Tani nis pjesa më e bukur, Gjermani po vijmë

Shkruar nga Pamfleti

“Jemi krenaria e shqiptarëve anembanë botës”, Duka

Pas fitores 3-0 në miqësoren e parë përballë Lihtenshtejnit, kombëtarja shqiptare luajti mbrëmjen e sotme përballë Azerbajxhanit në provën e dytë para nisjes së “EURO 2024”. Sfida e zhvilluar në “Haladás Sportkomplexum” të Hungarisë, përfundoi me fitoren 3-1 të kuqezinjve.

Ky sukses u përshëndet edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ndër të tjera shkroi se tani nis pjesa më e bukur, ajo e Europianit.  

Statusi i Armand Dukës në Facebook:

Shkojmë me moralin lart drejt #Euro2024 

Triumfojmë edhe në miqësoren e dytë ndaj Azerbajxhanit dhe tani është koha të mendojmë për duelet me të bukura, ato ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. 

Është një histori tjetër në Europian dhe duhet të shkojmë ta shijojmë dhe të japim më të mirën, për të vazhduar të jemi krenaria e shqiptarëve anembanë botës. 

Tani nis pjesa më e bukur! Gjermani po vijmë!

armand duka presidenti i fshf

Lini një Përgjigje