TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Qershor 2024, 20:12

Franca mposhti Luksemburgun, gjesti i Dembele bëhet viral gjatë fjalës së trajnerit Deshamps (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Franca mposhti Luksemburgun, gjesti i Dembele bëhet viral gjatë

Franca mundi lehtësisht Luksemburgun në ndeshjen miqësore të luajtur të mërkurën në “Stade Saint-Symphorien” të Metz.

Rezultati përfundimtar ishte 3-0, falë golave të Kolo Muani, Clauss dhe Mbappe-së së zakonshëm.

Ishte një “shëtitje” e dobishme për Didier Deschamps për të vlerësuar formën e skuadrës së tij pak ditë para Kampionatit Europian.

Trajneri francez mori disa indikacione pozitive pavarësisht se kishte lënë jashtë lojtarë të kalibrit të Coman, Mendy, Rabiot, Tchouameni, Zaire-Emery dhe Dembelé.

Dhe sulmuesi i Paris Saint-Germain ishte protagonist, në dhomat e zhveshjes, i një videoje qesharake që ka bërë xhiron e botës në orët e fundit.

Ish-lojtari i Barcelonës është filmuar duke shijuar një picë gjatë fjalimit të trajnerit. Kur uria thërret…

didier deshamp trajneri i framcës osmane dembele

Lini një Përgjigje